Audi Q7Q5R8TTA1A3A4A5A6A8
100 Vjet Audi
17.07.2009



Tek Audi, progresit tė vazhdueshėm teknologjik tashmė i shtohen edhe 100 vite eksperience. Janė 100 vite tė mbushura me arritje dhe sfida tė realizuara. Njė punė e gjatė dhe e palodhur pėr tu pozicionuar nė majėn e segmentit ekzekutiv nė treg. Njė punė e cila ėshtė shpėrblyer mė sė miri nga interesi dhe vėmendja e klientėve tė kėsaj marke.

Ka qėnė viti 1909 kur August Horch themeluesi i Horch & Cie largohet nga kompania e tij e vjetėr pėr tė krijuar kompaninė e re Audi. Kompanitė ndryshonin por vizioni pėr udhėhqje me anė tė teknologjisė mbetet i njėjtė. U desh pak mė tepėr se 1 vit pėr tė prodhuar modelin e parė Audi 10/22 PS Type A. Nė ndryshim nga konkurrenca Horch i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė cilėsisė sė automjeteve tė tij.

Janė tė shumta arritjet e deritanishme. Zbulimi dhe zhvillimi i sistemit permanent Quattro, zhvillimi i strukturės Audi Space Frame me alumin rezitent dhe tė lehtė, pėrdorimi i sistemit tė dritave tė ditės LED Light dhe grila e pandashme tashmė janė kthyer nė simbol tė kėsaj marke.

Pėr tė festuar me mė tė mirėt ishin mė tė mėdhenjtė. Kancelarja e Gjermanisė Znj. Angela Merkel, kryeministri i Landit te Bavarisė Horst Seehofer, pianisti me famė botėrore Lang Lang i cili performoi live pėr tė ftuarit e nderit si dhe shumė tė tjerė u mblodhėn nė ceremoninė festive tė organizuar nė Ingolstadt me rastin e 100 vijetėve Audi.

Njė prezantim madhėshtor i asaj ēka Audi ka bėrė nė kėto 100 vjet. Personalitete tė politikės, industrisė sė makinave dhe arti vlerėsuan arritjet e markės me katėr rrathė nė 100 vjetorin e saj. Kancelarja e Gjermanisė Znj. Angela Merkel nuk i kurseu superlativat pėr modelin e suksesshėm qė Audi ka esportuar nė tė gjithė botėn. “Ėshtė fat dhe krenari pėr Ingolstadt-in dhe Landin e Bavarisė qė ka nė territorin e saj njė kompani si Audi” tha kryeministri i Landit Horst Seehofer.

100 tė rinj firmosėn kontratėn e tyre tė parė tė punės pranė Audi AG ku nė mėnyrė simbolike Kancelarja Merkel u dorėzoi edhe kontratėn tre pėrfaqėsuesfe tė grupit.

Njė moment tjetėr kulmor gjatė ceremonisė sė 100 vjetorit tė Audit ishte edhe prezantimi i Audi A5 Sportback. Coupe-ja e suksesshme e shtėpisė Audi vjen tashmė me pesė dyer. Eleganca dhe performanca tashmė nė mė tepėr hapsirė.